Pakistan, 48 persona humbasin
jetën nga rrëzimi i avionit

Pakistan, 48 persona humbasin<br />jetën nga rrëzimi i avionit
Nga rrëzimi i avionit në Pakistan kanë humbur jetën 48 personat që ndodheshin në bord.

Në bordin e avionit të Pakistan International Airlines ndodheshin 42 pasagjer, 5 pjesëtar të ekupazhit dhe një inxhinier terreni. Mes viktimave është edhe ish ylli i muzikës pop, Junaid Jamshed së bashku me bashkëshorten e tij.

Avioni që ishte nisur nga Kitral drejt Islamabad, u rrëzuar 70 kilomentra në veri të Islamabad, vetëm pak minuta para se të arrinte në destinacionin e tij.

Ndërkohë, kryetari i PIA, Azam Sehgal është shprehur se një hetim do të zhvillohet shumë shpejt për të zbuluar shkakun që çoi në rrëzimin e avionit.

Kompania Pakistan International Airlines është akuzuar në të shkuarën për probleme të shumta sigurie. Rrëzimi i fundit i një avioni të PIA, ka ndodhur në vitin 2006 ku humbën jetën 44 persona.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Numërohen katër kutitë e para, Tavo me epërsi ndaj Gjikurias! 11 vota të pavlefshme

Zgjedhjet në Himarë/ Numërohen katër kutitë e para, Tavo me epërsi ndaj Gjikurias! 11 vota të pavlefshme