Të paktën 50 persona humbën jetën në Pakistan për shkak të shirave të rrëmbyer që përfshinë vendin gjatë gjithë fundjavës së kaluar, thanë sot burime zyrtare.
 
Pjesa më e madhe e viktimave janë shkaktuar nga shembja e shtëpive, ndërkohë që 80 persona të tjerë janë plagosur.
 
Zona më e goditur në vend është ajo jugperëndimore e Balochistanit.
 
”Shira filluan që të enjten e kaluar dhe më pas u përhapën në të gjithë vendin”, tha Ahmad Kamal, zëdhënës i Autoritetit Kombëtar për Menaxhimin e Fatkeqësive.
 
”Reshje të dendura priten edhe sot në veri të vendit”, shtoi ai.


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )