Gjykata supreme e Pakistanit ka shkarkuar nga detyra kryeministrin Nawaz Sharif pasi ky i fundit akuzohet për korrupsion.

Vendimi i marrë nga pesë gjykatës ishte unanim.

Në skandalin e Panama Papers të publikuar gati një vit më parë shkruhej se fëmijët e kryeministrit  ishin përfshirë në blerje pronash të shtrenjta në Londër përmes kompanive anonime.

Tashmë që Shafir u shkarkua, pritet që partia qeverisëse Liga Myslimane pakistaneze të zgjedhë një kryeministër të përkohshëm që të drejtojë vendin deri në zgjedhjet e përgjithshme të 2018-s.

Vendimi i gjykatës kushtetuese është një fitore e madhe për liderin e opozitës Imranm Khan, i cili kërkonte shkarkimin e kryeministri Sharfi që kur shpërtheu skandali. 

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com