“Këshilli i fshatit ka urdhëruar përdhunimin e një vajze 16 vjeçe, pasi vëllai i saj ka përdhunuar një 12-vjeçare”, tha zyrtari i policisë, Allah Baksh.
Baksh tha se këshilli i fshatit është kontaktuar këtë muaj nga një burrë, i cili i ka thënë se motra e tij 12 vjeçe është përdhunuar nga kushëriri i saj dhe më pas këshilli ka urdhëruar ankuesin të përdhunojë motrën e të akuzuarit.
Policia tha se të dy personat e dyshuar për përdhunim janë ende në arrati dhe se ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar përdhunimin në të dyja rastet.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com