Pakistan, aty ku femrat digjen
me acid sepse janë të bukura

Pakistan, aty ku femrat digjen<br />me acid sepse janë të bukura
PAKISTAN – Organizatat që mbrojnë të drejtat e njeriut japin alarmin se në Pakistan po rriten në mënyrë drastike rastet e femrave, të cilat digjen me acid për shkak të bukurisë së tyre.
Sipas një dokumentari, i cili së fundmi është vlerësuar edhe me çmimin OSCAR, çdo vit të paktën 150 femra digjen, më së shumti nga bashkëshortët e tyre ose nga vjerri dhe në asnjë rast drejtësia nuk ka vepruar.

Një prej tyre quhet Shama (qiri) dhe në një reportazh për BBC ajo rrëfen se i shoqi i vuri flakën si të ishte një flakë qiriu.
U dogj në fytyrë dhe në 15% të trupit dhe krimi i saj i vetëm ishte bukuria.

“ Unë dhe im shoq shpesh debatonim në shtëpi. Atë natë, para se të flinim më tha: Të ka hipur vetja në qejf se je e bukur. Më pas në mes të natës ai me hodhi acid dhe u largua nga shtëpia duke marrë dhe telefonin me vete që unë të mos kërkoja ndihmë”, tregon Shama.
Disa herë ajo ka menduar vetëvrasjen sikundër kanë bërë shumë femra të tjera në vendin e saj. Edhe operacionet kirurgjikale për shumë prej tyre kanë qenë të kota sepse djegiet kanë qenë të rënda.

Por, Shama thotë se do jetojë për fëmijët e saj.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje