GUJRAT - Të paktën 16 fëmijë ndërruan jetë pasi autobusi i tyre shkollor mori zjarr. Ky incident i rëndë ka ndodhur në pjesën lindore të Pakistanit. Shtatë fëmijë të tjerë u dërguan me emergjencë në spital pas incidentit në periferi të qytetit të Gujrat. Fëmijët ishin të moshës ndërmjet 5 dhe 15 vjeç, dhe ishin vetëm disa kilometra nga shkolla e tyre në juglindje të kryeqytetit Islamabad, kur shpërtheu zjarri.

Mësohet se edhe një mësues gjithashtu vdiq në flakët e zjarrit, ndërsa shoferi kishte mbijetuar dhe ishte zhdukur nga vendi i ngjarjes.

Raportet fillestare thanë se cilindri i gazit të autobusit kishte shpërthyer, por shefi i policisë lokale tha agjencisë së lajmeve “AFP” se nga hetimet e mëvonshme u rezultua se ajo u gjet e paprekur.

Ndoshta zjarri është ndezur nga një shkëndijë, kur shoferi i autobuzit e ka furnizuar me karburant në vend të gazit. Gazi natyror i kompresuar përdoret në miliona automjete në Pakistan, si një alternativë më e lirë nga nafta dhe benzina.

Redaksia Online
(l.c/b.t/shqiptarja.com)