Pakistan, autoritetet lirojnë 14
vjeçaren e akuzuar për blasfemi

Pakistan, autoritetet lirojnë 14 <br />vjeçaren e akuzuar për blasfemi
PAKISTAN - Autoritetet e Pakistanit ekzekutuan vendimin e gjykatës për ta nxjerrë nga burgu në liri me kusht 14 vjeçaren që akuzohet për blasfemi.

Rimsha e mbuluar me një shami të gjelbër është nxjerrë nga burgu në Rawalpindi e shoqëruar nga forca të shumta të sigurisë. Një helikopter e ka marrë adoleshenten ndërsa nuk ka të dhëna se cili ishte itenerari i lëvizjes.

Një përfaqësues i familjes shoqëroi babain e vajzës deri në burg ndërsa një takim i tillë nuk kishte ndodhur që prej gushtit kur Rimsha u arrestua nga policia nën akuzën e djegies së fletëve të librit të shenjtë, Kuranit. CNN raporton se në momentin e takimit me të atin vajza ka nisur të qajë duke pyetur se çfarë po ndodhte me të.

Një familjar i vajzës tha se tanimë Kanadaja, Italia dhe Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar mundësi strehimi Rimshas dhe familjes së saj por dëshira e tyre mbetet të qëndrojnë në Pakistan.

Avokati i vajzës tha në gjykatë se ajo duhet të cilësohet e pafajshme për shkak të moshës dhe nivelit të ulët të inteligjencës.

(dm/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Flota ruse zbarkon në Mesdhe, fregata 'Neustrashimy' pritet të mbërrijë nesër në kanalin siçilian

Flota ruse zbarkon në Mesdhe, fregata 'Neustrashimy' pritet të mbërrijë nesër në kanalin siçilian