Pakistan, bombë pranë
konsullatës USA, 3 të vdeku

Pakistan, bombë pranë <br />konsullatës USA, 3 të vdeku
PESHAWAR- Tre persona humbën jetën në një sulm me bombë ndaj një makine që dilte prej konsullatës amerikanë në qytetin Peshawar të Pakistanit. Zyrtarët amerikanë në Pakistan thanë se asnjë punonjës i tyre nuk është vrarë ndërsa po hetonin për të zbuluar të dhëna të tjera.

Më herët ministri i informacionit pati deklaruar se mes të vdekurve ishin dy shtetas amerikanë. Raportohet se ka disa të plagosur në këtë sulm që ministri Mian Iftikhar Hassain e përshkroi si një përpjekje për të terrorizuar të huajt. Qyteti i Peshawari ndodhet në kufi me vijën ndarëse me Afganistanin.

Militantët talebanë dhe ata të al-Qaedas veprojnë në këtë zonë dhe në vitet e shkuara kanë sulmuar disa herë zyrtarët amerikanë pavarësisht masave të rrepta të sigurisë. Një dëshmitar i tha BBC-së se makina bombë ishte parkuar në një zonë ku ndodhen gjithashtu një zyrë e kombeve të bashkuara për refugjatët dhe qendra e regjistrimit të refugjatëve afganë.
(dm/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin rrugor Pogradec-Lin, përplasen dy automjete

Aksident në aksin rrugor Pogradec-Lin, përplasen dy automjete