Pakistan, kërkohet arrestimi
i kandidatit për kryeministë

Pakistan, kërkohet arrestimi<br />i kandidatit për kryeministë
ISLAMABAD – Një gjyqtar në Pakistan ka urdhëruar arrestimin e kandidatit të preferuar për kryeministër të presidentit Zardari, një ditë pasi emërimit të tij.

Makhdoom Shahabuddin, ministër i tekstileve, pritej të votohej nesër në parlament si kryeministri i ri i vendit. Më parë, Gjykata Supreme i hoqi të drejtën e ushtrimit të detyrës kryeministrit të deritanishëm Jusuf Raza Gilani për pengim të hetimeve ndaj presidentit Zardari.

Urdhër-arresti për Shahabudin u lëshua nga një gjyqtar në Raëalpindi në lidhje me futjen në vend në mënyrë ilegale të një sasie ephedrine, kur ishte ministër i shëndetësisë.

Lëvizja e sotme është komentuar si një tjetër episode në historinë e gjatë të rivalitetit mes gjyqësorit dhe ekzekutivit në Pakistan.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari