PAKISTAN- Si pasojë e një shpërthimi pranë një xhamie në qytetin e Paraçinar, kanë humbur jetën 22 persona dhe janë plagosur mbi 50 të tjerë.
Autoritetet nuk kanë zbuluar akoma nëse shpërthimi ka qënë i telekomanduar apo ka qënë një sulm vetëvrasës. Deri tani nuk është marrë asnjë përgjegjësi për sulmin që shkaktoi një katastrofë të tillë.
Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, ka dënuar sulmin dhe ka theksuar edhe njëherë vendosmërinë e Pakistanit për të luftuar terrorizmin.
''Rrjeti i terroristëve tashmë është thyer dhe është detyra jonë kombëtare për të vazhduar këtë luftë deri në asgjësimin e plotë të terrorizmit", deklaron kryeministri Sharif.
Ky është sulmi i dytë në këtë qytet brenda 2017, në 21 janar një sulm vetvrasës shkaktoi 23 të vdekur dhe mbi 50 të plagosur. Ky sulm u mor përsipër nga talibanët pakistanez.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com