Pakistan, mbahet sot samiti i
D8 blindohet vendi nga policia

Pakistan, mbahet sot samiti i <br />D8 blindohet vendi nga policia
PAKISTAN - Sot në kryeqytetin pakistanez Islamabad do të mbahet samiti me 8 vende anëtare, që këtë vit organizohet për të 8-n herë, ku marrin pjesë liderët e Shteteve dhe Qeverive të Bangladeshit, Indonezisë, Turqisë, Iranit, Pakistanit, Malajzisë Egjiptit dhe Nigerisë. Samiti mblidhet 1 herë në 2 vjet.

Grupi D-8 është formuar më 15 korrik, 1997 në Stamboll dhe ka si qëllim që krahas krijimit të mundësive të reja në marrëdhëniet tregtare dhe ngritjes së procesit vendimmarrës në nivel ndërkombëtar, të formojë kushte më të mira jetese për qytetarët e vendeve anëtare.

Ministrja e Jashtme pakistaneze Hina Rabbani Khar ka uruar mirseardhjen e krerëve të lartë duke theksuar se Islamabadi i kushton rëndësi të madhe këtij samiti pasi është i rëndësishëm në miratimin e politikave e përbashkëta si dhe në gjetjen e zgjidhjeve për një të ardhme më të qëndrueshme për një miliardë të “antarëve të familjes” së D8.

Takimi i krerëve të Iranit, Turqisë dhe Egjiptit citohet të jetë një prej programeve më të rëndësishme gjatë zhvillimit të këtij samiti ku do të diskutohet edhe për çështjen e Sirisë.

Objektivi i këtij është forcimi i marrëdhënieve ekonomike dhe rritjen e rolit të shteteve anëtare të këtij grupi në shkëmbimet tregtare botërore.

(lc/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?



×

Lajmi i fundit

Rama-britanikëve: Ne nuk jemi të gjithë ‘taken’ siç ju nuk jeni të gjithë 'Mr. Bean' apo ‘James Bond’

Rama-britanikëve: Ne nuk jemi të gjithë ‘taken’ siç ju nuk jeni të gjithë 'Mr. Bean' apo ‘James Bond’