PAKISTAN - Sipas ushtrisë së Pakistanit gjatë ditës së sotme janë vrarë 23 militantë islamikë në rajonin Vaziristani Verior, përgjatë kufirit me Afganistanin, ndërkohë që forcat qeveritare vijojnë ofensivën e tyre për ta pastruar këtë territor nga luftëtarët talibanë dhe aleatët e tyre të jashtëm.
Ushtria pakistaneze është shprehur sot se “nga sulmet me helikopter kundër bazave të kryengritësve në malet Zartantagi janë vrarë 15 militantë dhe është shkatërruar një qendër terroriste e komunikimit”.
Në deklaratën e ushtrisë theksohet se në një sulm tjetër, forcat qeveritare kanë vrarë 8 militantë uzbekë pranë Miranshahit, që është kryeqytet i Vaziristanit Verior.
Nga fillimi i operacionit, më 15 qershor, ushtria e Pakistanit pretendon se ka vrarë mbi 200 militantë në këtë rajon.
Vlerësohet se më se 100 mijë banorë janë larguar nga ky territor prej se kishin filluar bombardimet e para, muajin e kaluar, ndërsa mijëra familje kanë kaluar në Afganistan.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com