Pakistan, merr flakë fabrika e
tekstilit, 100 të vdekur në Karaçi

Pakistan, merr flakë fabrika e <br />tekstilit, 100 të vdekur në Karaçi
KARAXHI - Të paktën 100 persona kanë mbetur të vdekur në Pakistan nga shpërthimi i një zjarri në një fabrikë tekstilesh në qytetin e Karaçit. Ky është bilanci i fundit që raportojnë zyrtarët pakistanezë, të shkaktuar nga zjarri që shpërtheu në fabrikë të martën në mbrëmje.

Shumë persona të tjerë mbetën të plagosur, përfshi dhe disa të tjerë të cilët iu desh të hidheshin nga ndërtesa për t'i shpëtuar flakëve, informon sot në mëngjes BBC.

Në momentin kur shpërthyen flakët në fabrikë, punonin dhjetra punëtorë. Mbi 40 skuadra zjarrfikëse kanë punuar gjithë natën për të izoluar flakët dhe për të nxjerrë jashtë punëtorët të cilët ishin të bllokuar brenda në fabrikë.

Ndërkohë që një tjetër zjarr këtë herë në një fabrikë këpucësh që shpërtheu gjatë ditës së kaluar, shkaktoi 23 të vdekur. Zjarri në fabrikën në Lahore, mendohet se është shkaktuar nga një defekt në gjenerator. Mjekët thanë se disa persona gjetën vdekjen nga asfiksia, ndërsa të tjerë janë djegur të gjallë.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten