ISLAMABAD - Në operacionin e forcave të sigurisë në verilindje të Pakistanin në Hayber, janë vrarë 32 talebanë, raporton Anadolu Agency (AA). Në një deklaratë të Ushtrisë së Pakistanit theksohet se në sulmet kundër talebanëve në Hayber janë plagosur edhe tre ushtarë. "Pjesëtarët e forcave të sigurisë në Pakistan kanë vrarë 32 talebanë, të cilët janë nisur drejt kufirit afgan nga Hayber", thuhet në deklaratë.
Në Pakistan janë ndërmarrë masa të rrepta të sigurisë kundër talebanëve pas sulmit në shkollën ushtarake në Peshawar ku humbën jetën 148 persona, ndërsa janë plagosur 142 të tjerë.
Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif ka vizituar Zyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Pakistanit, ku ishte i informuar për gjendjen e sigurisë në vend, pas sulmit terrorist ndaj shkollës në Peshawar. Një ditë pas sulmit në shkollë, Pakistani, me propozimin e ushtrisë, përsëri ka miratuar dënimin e pezulluar më parë me vdekje për terroristët.
Marrë nga "Anadollu Agency"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com