Agjencitë ushtarake dhe civile kanë ndërmarrë një operacion masiv të shpëtimit në pjesën veriore të këtij vendi, që ishte goditur më së shumti nga tërmeti, ka thënë ministri i informacionit i Pakistanit,Pervaiz Rasheed.
Ky tërmet, me intensitet 7.5 shkallë e ka goditur edhe vendin me të afërt, Afganistanin. Rrugët e dëmtuara në Pakistan po riparohen në mënyra të ndryshme, për tu mundësuar depërtimi te viktimat në hapësirat gati të pakalueshme malore, ka thënë ministri Rasheed.
Së paku 700 të plagosur nga tërmeti, po kurohen në spitalet në qëndrën veriperëndimore, Khyber Pakhtunkhva, tha një zyrtar i lartë pakistanez, raporton DPA nga Islamabadi.
Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)