PAKISTAN- Së paku 11 njerëz, duke përfshirë disa fëmijë, u vranë dhe 24 të tjerë u plagosën nga një shpërthim që ka ndodhur gjatë një ndeshje futbolli në qytetin jugor të Pakistanit.
Sipas mediave lokale, lojtarët dhe spektatorët po largoheshin nga stadiumi pas një ndeshje mes dy ekipeve lokale të fëmijëve, kur ndodhi shpërthimi.
Kanalet televizive raportuan se shumë prej atyre që u vranë dhe u plagosën ishin fëmijë të moshave ndërmjet 12 dhe 15 vjeç, të cilët kishin qenë duke luajtur ndeshjen finale të një turneu nate të Ramazanit.
Dëshmitarët dhe policia u thanë gazetarëve se “bomba ndoshta ishte vendosur në një motoçikletë të parkuar pranë fushës sportive në zonën e trazuar të qytetit Lyari”.
Ameer Ali, i cili u plagos nga shpërthimi, tha për “Reuters” se “fëmijët nga ekipi fitues brohorisnin dhe bërtisnin pas marrjes së trofeut, kur ndodhi shpërthimi”.
Sipas zyrtarëve të antiterrorizmit “rreth 5 kg eksploziv u përdorur për bombën e cila u aktivizua nëpërmjet një pajisje të largët të kontrolluar”.
Siguria është forcuar në të gjithë Pakistanin për dy ditët e fundit të Ramazanit dhe festën e Bajramit, kur sulmet terroriste priten të rriten.
Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com