Një çift i ri në Pakistan është vrarë nga farefisi i gruas për shkak të martesës nga dashuria dhe pa pëlqimin e tyre.
Policia tha se babai, nëna, gjyshi dhe dy xhaxhallarë të nuses, janë arrestuar sot, një ditë pasi u krye vrasja.
Nusja 17-vjeçare dhe dhëndëri 31-vjeçar, ishin martuar më herët këtë muaj pa pëlqimin e familjeve të tyre, në provincën lindore Punxhab në Pakistan.
Sipas policisë ata pardje ishin ftuar në shtëpinë e familjes së nuses, e pastaj ishin lidhur dhe ishin vrarë duke i prerë me kosë.
Pjesa më e madhe e martesave në Pakistanin konservator vendosen nga pleqtë e familjeve dhe çiftet rrezikojnë ndëshkime nëse ata vetë e zgjedhin burrin apo gruan.
Muajin e kaluar një grua shtatzënë është vrarë nga babai dhe vëllezërit e saj para një gjykate në qytetin Lahore, për shkak se ajo ishte martuar pa lejen e familjes./evropaelirë/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com