Pakistan, OKB-ja nis riatdhesimin
e refugjatëve afganë në vendin e tyre

Pakistan, OKB-ja nis riatdhesimin<br />e refugjatëve afganë në vendin e tyre
Programi vullnetar i OKB-së për riatdhesimin, që është duke mbikqyrur rikthimin e afganëve në shtëpite e tyre raporton se 16 mijë persona janë rikthyer në Afganistan gjatë kësaj jave nga kufiri me Pakistanit.
 
Në Pakistan janë regjistruar afërsisht 380 mijë Afganë të cilët kanë filluar të riatdhesohen nëpërmjet programit të OKB-së.
 
Zëdhënsja e Komisionerit për Refugjatët të OKB-së (UNHCR), Duniya Aslam Khan, ka thënë për Radio Evropa e Lirë, se puna për riatdhesimin kishte ndaluar në dhjetor të 2016 por tashmë ka rifilluar sërish.
 
Përmes programit të OKB, që prej vitit 2002 në Afganistan janë kthyer 4.2 milion refugjatë në mënyrë vullnetare.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane