PAKISTAN- Persona të armatosur dje qëlluan mbi një avion të agjencisë "Pakistan International Airlines" ndërkohë që ai po ulej në aeroportin e Peshavarit, duke vrarë një person dhe plagosur dy të tjerë. Avioni që po vinte nga Arabia Saudite kishte 178 pasagjerë në bord në kohën kur ndodhi incidenti.

Një pasagjere në bordin e avionit vdiq kur avioni u godit nga disa plumba.

Autoritetet po kontrollojnë zonën përreth aeroportit në kërkim të personave të armatosur.
Incidenti pason një sulm të madh nga militantët islamikë në aeroportin e Karaçit në të cilin u vranë rreth 40 njerëz në fillim të këtij muaji. Pas këtij sulmi, ushtria pakistaneze nisi disa operacione kundër militantëve në Vaziristanin Verior.

Marrë nga "Express"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)