ISLAMABAD-Qeveria pakistaneze pas 12 orë bllokimi, riaktivizon rrjetin social Twitter. Rrjeti social Twitter u bllokua dje nga autoritetet lokale për blasfemi ndaj profetit Muhamed. Një zëdhënës i autoritetit të komunikimit deklaroi se ai ka marrë nga Ministria e Teknologjisë urdhrin e riaktivizimit të shërbimit.
Kryetari i Autoritetit të Telekomunikacionit të Pakistanit, reagoi dje për agjencinë e lajmeve “Associated Press”. Mohamed Jasin, tha se, “kjo faqe e internetit u bllokua për shkak se Twitter refuzoi të heqë materialet që lidhen me një garë me Facebook-un, për të postuar imazhet e profetit islamik, Muhamed.
Jasin, tha se dje se, “Facebook kishte rënë dakort për të adresuar shqetësimet e Pakistanit, por zyrtarët nuk kanë qenë në gjendje për të marrë të njëjtën gjë edhe nga Twitter.
Shumë myslimanë e konsiderojnë përshkrimin vizual të profetit, si blasfemi.
Një konkurs i ngjashëm në Facebook në vitin 2010, provokoi Pakistanin, i cili bllokoi rrjetin për rreth dy javë.
(b.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com