Pakistan,shpërthen kamioni me naftë
të paktën 148 viktima

Pakistan,shpërthen kamioni me naftë<br />të paktën 148 viktima
Të paktën 148 persona kanë humbur jetën në Pakistan pasi një kamion cisternë u përmbys në një autostradë, në jugperëndim të qytetit Multan.

 Qytetarët ishin duke u munduar të merrnin karburantet nga rrjedhjet e kamionit.

Policia u mundua që të lokalizojë vendin pas incidentit kur u përmbys kamioni,mirëpo banorët afër zonës u munduan të merrrnin karburantet para se të ndodhte shpërthimi, ka thënë zyrtari i lartë i qeverisë lokale, Rana Mohammad Saleem Afzal.

Ish punonjësi qeveritar, Khalil Ahmed, që ka qenë dëshimar i rastit ka thënë se kanë qenë rreth 500 persona kur ka nisur zjarri.

"Pas rrjedhjeve nga kamioni, njerëzit filluan të thërrisnin të afërmit e tyre për të ardhur dhe për të mbledhur karburantet. Kanë qenë rreth 500 njerëz të mbledhur kur filloi zjarri", ka shtuar tutje ai.

Doktori, Mohammad Baqa, ka thënë se shumë persona kanë lëndime serioze dhe se numri i vdekjeve mund të rritet.

Një polic ka thënë se nuk ka parë ndonjëherë një rast të tillë.

“Nuk kam parë asnjëherë në jetën time, diçka të tillë, të gjithë po kërkonin ndihmë”, ka shtuar polici lokal Abdul Malik.

Ushtria paksitaneze ka deklaruar se do të dërgojë disa helikopterë për të larguar të lënduarit nga vendi i ngjarjes.REL

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve