Pakistan, sulmohet baza ajrore
në afërsi të kryeqytetit Islamabad

Pakistan, sulmohet baza ajrore <br />në afërsi të kryeqytetit Islamabad
PAKISTAN - Persona të armatosur sulmuan një bazë ajrore në Pakistan duke shkëmbyer zjarr për disa orë me forcat e sigurisë. Disa militantë të veshur me uniforma ushtarake dhe eksplozivë të montuar në trup ju drejtuan bazës ajrore Minhas në Kamra, zonë kjo afër kryeqytetit Islamabad. Mediat ndërkombëtare raportojnë për tetë militantë dhe një ushtar të vrarë ndërsa ka mbetur i plagosur edhe një komandant i bazës.

Militantët në fillim goditën me granatë-hedhës nga jashtë ambienteve të bazës duke shkatërruar një avion dhe më pas çanë një prej mureve rrethuese për të depërtuar në brendësi. Zëdhënësi i forcave ajrore vendase tha se agresorët nuk mundën të mbërrinin në ndërtesa. Pas këtij sulmi në të gjithë Pakistanin bazat ajrore kanë kaluar në gjendje alarmi.

Korrespodentët e BBC thonë se forcat e sigurisë kanë nisur të kërkojnë militantët të cilët mund të kenë shpëtuar dhe të jenë larguar. Asnjë grup nuk ka marrë ende përgjegjësinë e sulmit por grupet e militantëve islamikë të lidhur me talebanët e Pakistanit më herët kanë qenë autorë të sulmeve të ngjashme.

(dm/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Tërmeti i fortë shkund Tajvanin dhe lëkund kullat qindrakatëshe! Ja sa ishte forca sizmike dhe epiqendra

Tërmeti i fortë shkund Tajvanin dhe lëkund kullat qindrakatëshe! Ja sa ishte forca sizmike dhe epiqendra