Pakistan, sulmohet burgu, 400 arratisen

Pakistan, sulmohet burgu, 400 arratisen
ISLAMABAD - Rreth 400 të burgosur janë arratisur nga një burg në Pakistan, pas një sulmi prej militantëve islamikë. Disa dhjetëra militantë kanë sulmuar burgun gjatë orëve të natës, në një zonë në veriperëndim të vendit.

Burime zyrtare thanë se mes të arratisurve ndodhen elementë të rrezikshëm që i përkasin lëvizjeve kryengritëse, përfshirë një të dënuar me vdekje për tentativë vrasje ndaj ish-presidentit Pervez Musharaf.

Burgu ndodhet në qytetin Banu, në një zonë shumë pranë rajoneve tribale të Pakistanit, zona ku veprojnë talibanët dhe ku ka vazhdimisht luftime me forcat e ushtrisë. Një zëdhënës i talibanëve ka marrë përsipër sulmin, gjatë të cilit u plagosën tre policë të burgut.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato