BRITANI E MADHE - Pak ditë pasi adoleshentja nga Pakistani, Malala Yousafzai deklaroi nga selia e OKB-së se ajo nuk do të heshtë përballë kërcënimeve terroriste të talibanëve që e qëlluan pse ishte duke shkuar në shkollë, nje letër i ka mbërritur asaj nga një komandant taleban, Adnan Rasheed, që e këshillon “të kthehet në shtëpi”.
Letra, e shkruar në anglisht dhe bërë publike nga mediat kryesore të botës, fillon me keqardhjen e tij për të shtënat ndaj saj dhe përfundon me ftesën për t’u kthyer në shtëpi.
“Ndjenjat e mia ndaj teje janë vëllazërore, sepse ne i përkasim të njejtit fis Yousafzai”- shkruan ai në një letër në anglisht, që daton 15 korrik dhe është është konfirmuar si autentike nga talebanët.
“Kur të sulmuan, unë u trondita dhe kurrë nuk dëshiroja të të ndodhte ajo që të ndodhi. Por unë të kisha këshilluar ty më parë. Si përfundim, të këshilloj të kthehesh në shtëpi dhe të futesh në një shkollë për femra islamike e ta përdorësh stilalpsin tënd për Islamin.”
Talibani ka marrë përsipër gjithashtu edhe atentatin ndaj saj dhe dy shokëve të saj, që u plagosën si ajo. Malala u trajtua në Pakistan para se Emiratet e Bashkuara Arabe t’I vinin një avion ambulancë në dispozicion e ta dërgonin në Britaninë e Madhe, ku doktorëve iu desh t’i vendosnin asaj në kafkën e copëtuar të kokës, një pjatë titaniumi.
Mirëpo, komandani taleban Rasheed, një ish-oficer I Forcave Ajrore të Pakistanit, i burgosur më parë për tentativën e tij për të vrarë gjeneralin Pervez Musharraf, mohoi që talebanët e kishin sulmuar për shkak të pjesëmarrjes së saj në fushatën ndaj talibanëve, që pengojnë arsimimin e vajzave.
“Talebanët ose muxhahidët nuk janë kundër arsimimit të burrave, grave apo vajzave”, - shkruan ai në letrën – leksion për Malalan 16-vjeçare.
“Talebanët besojnë se ju qëllimisht i keni sulmuar me shkrime dhe me atë fushatë provocative, përpjekjet e tyre për të vendosur sistemin islamik në Sëat.”
Gjatë përgjatë gjithë letrës prej 4 faqesh, komandanti taleban akuzon perëndimin se po përpiqet të imponojë standartet e tij mbi kombet e tjera dhe sulmon Presidentin amerikan Barak Obama, ish-sekretarin e shtetit Henri Kisinger dhe hebrenjtë.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com