Një sulm terrorist ka ndodhur në një universitet në veriperëndim të Pakistanit, mëngjesin e kësaj të mërkure ku kanë mbetur të vdekur të paktën 20 persona dhe mjaft të plagosur. Dy prej autorëve janë ekzekutuar nga policia ndërkohë që tre të tjerë sipas mediave lokale kanë marrë peng disa të tjerë brenda universitetit.
Forcat e sigurisë ende po luftojnë me militantët, dy prej të cilëve janë vrarë sipas BBC.
Fillimisht, militantët kanë vënë eksplozivë në universitet para se të hynin brenda rreth orës 09:30 me orën lokale.
Në momentin e sulmit kishte më shumë se 3000 studentë dhe 600 vizitorë brenda kampusit, të cilët ishin të pranishëm për një recital poezie në përkujtim të ditës së vdekjes së aktivistit Bacha Khan.
Universiteti i sulmuar është i ri, i themeluar vetëm në vitin 2012.
/Shqiptarja.com