PAKISTAN - Një gjykatë në Pakistan ka akuzuar formalisht ish-diktatorin ushtarak Pervez Musharraf për vrajsen e ish-kryeministres Benazir Bhutto në vitin 2007.
Pas një seance të shkurtër gjyqësore në qytetin Rawalpindi, gjatë së cilës iu lexuan Musharrafit tri akuzat për konspiracion, bashkëpunim dhe vrasje, prokurori publik Mohammad Azhar u tha gazetarëve se ai duhet të gjykohet.
Aktakuza e shefit të ushtrisë i cili mori pushtetin me anë të një grushti shteti në vitin 1999 - dikur njeriu më i fuqishëm i Pakistanit - është një ngjarje e paprecedentë në një vend të sunduar nga ushtria për më shumë se 66 vjet.
Musharraf, i cili nuk u prononcua pas seancës, mohoi të gjitha akuzat kundër tij, - tha avokati i tij mbrojtës për Reuters.
Ish-kryeministrja Benazir Bhutto mbeti e vrarë gjatë një atentati me bombë në vitin 2007 kur udhëtonte me autokolonën e saj në qytetin jugor Karachi. Bhutto sapo ishte kthyer nga emigrimi, e vendosur për rivendosjen e demokracisë dhe për të fituar postin e kryeministres për herë të tretë.
Redaksia online
(ar.sh/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com