Pakistani dhe Afganistani shtojnë përpjekjet për të luftuar terrorizmin

Pakistani dhe Afganistani shtojnë përpjekjet për të luftuar terrorizmin

Ushtar pakistanez

Ushtria pakistaneze ka njoftuar se pavarësisht tensioneve të rritura në mes të Afganistanit dhe Pakistanit, zyrtarë të lartë të ushtrisë dhe inteligjencës nga të dyja vendet janë pajtuar për të shtuar përpjekjet në luftimin e terrorizmit.

Përmes një deklarate, ushtria pakistaneze ka thënë se të dy palët kanë arritur një pajtueshmëri në bisedimet e zhvilluara në qytetin Rawalpindi.

Të dyja palët janë pajtuar për formimin e shpejtë të grupeve punuese, të fokusuara kryesisht në siguri dhe në marrjen e masave që do t’iu ndihmonin të dyja palëve në zvogëlimin e dhunës nga duart e terroristëve.

Deklarata e ushtrisë

Negociatat janë zhvilluar pasi Afganistani dhe Shtetet e Bashkuara kanë rritur presionin ndaj Pakistanit duke i kërkuar marrjen e masave kundër militantëve.

Pakistani akuzohet për strehim të grupeve militante, duke përfshirë talibanët afganë dhe rrjetin Haqqani, i cili kryen sulme në Afganistan. Islamabadi i hedh poshtë këto akuza.

Të dyja shtetet ndajnë kufirin 2,500 kilometra të njohur si Linja Durand, të cilin Pakistani e konsideron si kufi ndërkombëtar. Afganistani në anën tjetër kundërshton kurfirin e krijuar më 1893./REL

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja