Pakistani kërkon të forcojë
marrëdhëniet me Kosovën

Pakistani kërkon të forcojë<br />marrëdhëniet me Kosovën
ISLAMABAD – Pakistani kërkon të forcojë marrëdhëniet me Kosovën. Lajmi u bë I ditur sot nga zyra e shtypit e presidentit pakistanez Mamnoon Hussain, i cili pati një bisedë me shefin e diplomacisë kosovare Enver Hoxhaj.
 
Kreu i shtetit pakistanez Hussain i tha Hoxhës se vendi i tij është i etur për të forcuar më tej marrëdhëniet miqësore dhe të dobishme me Republikën e Kosovës në të gjitha nivelet, përfshirë atë politik, ekonomik, tregtar, kulturor dhe arsimor.
 
Hussain tha se Pakistani mbështet përpjekjet e vazhdueshme rajonale për paqe dhe stabilitet në Ballkan dhe shpreson se Kosova dhe Serbia, përmes dialogut, do të adresojnë në mënyrë paqësore çështjet e pazgjidhura midis tyre.

Redaksia online
(el.sk/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan