Pako e dyshimtë në "Old Trafford"
Anulohet  United – Bournemouth

Pako e dyshimtë në "Old Trafford"<br />Anulohet  United – Bournemouth

Policia e Manchesterit ka shpërthyer në mënyrë të kontrolluar  pakon e dyshimtë e cila u gjet në  stadiumin Old Trafford ku do të luhej ndeshja Manchester United Bournemouth.

Ndeshja mes dy skuadrave  është anuluar për arsye sigurie. Autoritetet dhanë alarmin e kuq, ndërsa të gjithë tifozët u evakuan nga shkallët e stadiumit “Old Trafford”.
 
Sipas mediave britanike, në stadium ishte gjetur një pako e dyshimtë, nje telefon i lidhur me tubat hidraulike të banjës duke detyruar që njësitë speciale të marrin situatën nën kontroll.

Fillimisht u njoftua se ndeshja do të shtyhet 45 minuta por më pas u vendos që takimi të mos zhvillohet . Ende nuk dihet se kur do te zhvillohet ndeshja.
 
Ndeshja e kësaj të diele kishte një rëndësi të veçantë për Manchester United, pasi ekipi luan për zonën e Champions-it dhe pretendon të kapë vendin e katërt që mbahet nga Manchester City.

Redaksia Online
(m.ç/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar