Pakt Rama-Tahiri? Paloka:
Shpresojnë të shpëtojnë, por ...

Pakt Rama-Tahiri? Paloka:<br />Shpresojnë të shpëtojnë, por ...<br>
Nënkryetari i Kuvendit, Edi Paloka, ka sulmuar dyshen Rama-Tahiri, teksa flet për një pakt mes tyre, pas akuzave të forta për trafikun e drogës. Paloka shkruan në ‘Facebook” se Rama i premton Tahirit mbështetje në këmbim të heshtjes.

Sipas tij, këtë marrëveshje kryeministri e ka bërë me të gjithë të inkriminuarit që kishte futur në Parlament. Më tej, deputeti demokrat shton se Rama shpreson që me këtë pakt të shpëtojnë të dy, duke shtuar se llogaritë i bën hanxhiu dhe kryeministri këtë herë nuk është i tillë.

“Pakt per heshtje. Rama i premton Tahirit mbeshtetje underground ne kembim te heshtjes. Te njejtat marreveshje beri Rama me te gjithe te inkriminuarit qe kishte futur ne Parlament, legjislaturen e kaluar, perpara se i detyruar, "ti largonte" fillimisht nga grupi e me pas edhe nga Parlamenti. Rama shpreson qe keshtu te shpetojne te dy, por llogarite i ben hanxhiu dhe Rama kete here nuk eshte hanxhiu...”, shkruan Paloka. 

Ndërkohë, repotr Tv raportoi pak më parë se kryeministri Rama është takuar sot me ish-ministri Saimir Tahiri, por nuk dihet ende çfarë është diskutuar.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)