Pakti, Ahmetaj: Zgjidhja e krizës
politike efekte pozitive në ekonomi

Pakti, Ahmetaj: Zgjidhja e krizës<br />politike efekte pozitive në ekonomi
Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj deklaron se marrëveshja mes PS dhe PD ka efekte pozitive në ekonomi.
 
Ai shprehet se “Stabiliteti i vendit është një parakusht i rëndësishëm për një klimë biznesi të shëndetshme”.
 
Arben Ahmetaj ishte pjesë e ndryshimeve që u bënë në kabinetin qeveritar, pasi u largua nga ministria e Financave.
 
Statusi i plotë i Arben Ahmetajt
Nga sot nisim një ‎kapitull të ri për Shqipërinë. Votimi i Komisioneve të Vettingut është një hap tejet i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për rrugën tonë drejt së ardhmes, Bashkimit Europian dhe Shqipërisë që duam.
 
Efektet pozitive të zgjidhjes së krizës së Partisë Demokratike mund të shihen në çdo aspekt, por vecanërisht në një prej tyre, që për ne është thelbësor: ekonomia.
 
Pashë që sipërmarrësit e përshëndetën përpjekjen tonë për të ruajtur stabilitetin e vendit, një parakusht i rëndësishëm për një klimë biznesi të shëndetshme.
 
Dhe ashtu si kemi bërë në këta katër vjet, ne jemi‎ të lumtur të vazhdojmë bashkëpunimin tonë intensiv me sipërmarrjen, për më shumë mundësi për të bërë biznes, për më shumë mundësi punësimi në Shqipëri.
 
Ashtu siç luftuam për Vettingun, ashtu do të luftojmë për më shumë vende të reja pune për qytetarët shqiptarë. Ky është drejtimi për Shqipërinë që duam.
 

 dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS