Pyetjet e Dora Bakoyanis për ministrin e Jashtëm Nikos Kotzias:
1. Përse po e rishikon qeveria marrëveshjen e balancuar detare të 2009-s, e cila u nënshkrua si nga Greqia ashtu edhe nga Shqipëria?
2. Cilat pjesë të marrëveshjes është planifikuar të rishikohen?
3. A është e vërtetë se qeveria synon ta ndryshojë qëndrimin grek për demarkacionin e zonave detare të caktuara mbi bazën e “vijave mesore”?
Fjala e plotë e Bokoyanis në parlamentin grek:
Sipas asaj që raportohet nga shtypi grek dhe shqiptar, qeveria ka hyrë në bisedime të fshehta me Shqipërinë për ta rishikuar marrëveshjen e delimitimit të zonave detare të nënshkruar nga qeveritë e dy vendeve në vitin 2009, çka kënaq kërkesat shqiptare. Qeveria Tsipras duket e gatshme ta rishikojë marrëveshjen duke shfuqizuar kornizën e përcaktuar më 2009-n.
Duhet theksuar se komuniteti shkencor ndërkombëtar asokohe kishte deklaruar se ishte një marrëveshje e balancuar dhe reciproke.
Qeveria ka hyrë në negociata të fshehta për ta rishikuar marrëveshjen firmosur më 2009 nga të dy vendet. Moszbatimi i saj është kryesisht shkak i zhvillimeve politike në Shqipëri.
Por sot, manipulimi i qeverisë paraqet rreziqe. Nëse Athina pranon disa pozicione të Shqipërisë mbi çështjen e ishujve, ekziston rreziku i krijimit të një precedenti negativ për demarkacionit e ardhshme në zona të tjera.
Qeveria po menaxhon në mënyrë të papërgjegjshme një çështje të rëndësishme kombëtare. Pa konsultimin e nevojshëm të forcave p;politike në vend, ajo është gati të pranojë anulimin efektiv të marrëveshjes së nënshkruar më 2009-n me Shqipërinë, pas dy vitesh negociatash intensive. Me tekstin e mëparshëm, Greqia rregullonte jo vetëm zonat detare ekzistuese, por paraprinte edhe rreziqet e mundshme.
s.k/Shqiptarja.com












