Pakti detar, Rama: 100-vjetor me
territor të cunguar, faj i qeverisë

TIRANE – Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama foli sot nga selia rozë për paktin detar , sipas tij të hapur “qorrazi” nga qeveria shqiptare me Greqinë, njëkohësisht duke i drejtuar thirrjen për tu ulur sa më shpejt në bisedime me fqinjët.

“Qeveria shqiptare duhet të ulet menjëherë pa humbur asnjë ditë me fqinjët. Asnjëri nuk mund dhe nuk duhet të përfitojë në kurriz të tjetrit. Projekti TAP nuk duhet të cënohet nga marrëveshja që hap qorrazi qeveria shqiptare. Rishikimi i hartës dhe marrëveshja e kufijve është e domosdoshme.”, tha kryesocialisti Rama.

Rama i ka cilësuar si qeverinë shqiptare por edhe atë greke, si “marifetçinj që s’kanë asgjë të përbashkët me Evropën e bashkuar.”
Kreu i Partisë Socialiste iu drejtua qeverisë shqiptare duke i kërkuar që të mos i bëjë bisht detyrimit të saj në funskion të zgjidhjes së kësaj çështjeje “ashtu siç ia imponon Gjykata Kushtetuese.”

“Është përgjegjësi ekskluzive e qeverisë që 100-vjetori i Pavarësisë po e gjen territorin të cunguar. Kufiri i vendosur qorrazi prej saj në dëm të interesit kombëtar. Cdo pëllëmbë det i Shqipërisë duhet të mbetet pjesë e Shqipërisë”, përfundoi Rama deklaratën e tij nga selia rozë.

Sot, ministri i Jashtëm Edmond Panariti, gjatë një konference të përbashkët të zhvilluar pas takimit me homologun e tij Kosovar në Tiranë, tha se Shqipëria është shumë e interesuar për marrëveshjen detare me Greqinë, por theksoi se në kuadër të saj, aktualisht nuk ka asnjë bisedim.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO

NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO