Pakti detar Shqipëri-Greqi
ministria e Jashtme me 2 qëndrime

Pakti detar Shqipëri-Greqi <br />ministria e Jashtme me 2 qëndrime
TIRANE- Ministria e Punëve të Jashtme deklaron se nuk kanë nisur ende negociatat zyrtare me Greqinë për marrëveshjen kufitare detare. Qëndrimi zyrtar më i fundit u bë publik nga sekretari i përgjithshëm i MPJ-së, Gazmend Turdiu. Gjatë prononcimit për mediat, Turdiu bëri të ditur se mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk janë zhvilluar negociata të reja për riformulimin e marrëveshjes për delimitilimin e ujërave, duke u "përplasur" kështu me qëndrimin e mbajtur më 14 gusht nga kryediplomati Edmond Panariti. Ai bëri publik faktin se grupi i punës po negocion me palën greke për çështjen e kufirit me Greqinë. Turdiu, i cili kryeson grupin e punës për këtë çështje, deklaroi se grupi i punës është i një natyre tjetër në krahasim me grupin negociator, i cili përpara se të ulet në tryezë me palën greke duhet të marrë plotfuqishmërinë nga presidenti. Sipas tij, "ky grup pune nuk është absolutisht grup negociator. Ky grup pune ka detyrë të orientojë qeverinë drejt zgjidhjeve të mundshme të këtij problemi. Ky grup pune i paraqet qeverisë se cilat janë pozicionet dhe interesat e Shqipërisë parë nga pikëvështrimet e këtyre institucioneve që marrin pjesë në grup pune". "Nuk ka negociata me palën greke. Kjo është e padiskutueshme. Ka një grup pune i ngritur mbi bazën e urdhrit të Kryeministrit që ka detyrë të shqyrtojë situatën dhe të paraqesë propozime në aspektin teknik, për t'i paraqitur këto propozime më pas në institucionet vendimmarrëse për shqyrtim dhe për vendimmarrje", deklaroi Turdiu.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Meta jep porositë e fundit para Konventës: Të gjithë si Tedi Blushi! Ashtu bëhet opozitë

Meta jep porositë e fundit para Konventës: Të gjithë si Tedi Blushi! Ashtu bëhet opozitë