Pakti i fshehtë pozitë-opozitë
për Reformën në Drejtësi

Pakti i fshehtë pozitë-opozitë<br />për Reformën në Drejtësi
TIRANË - Pas vizitës së dy raporterëve për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan, ambasadori amerikan Donald Lu dhe ajo e BE, Romana Vlahutin kanë nisur negociatat me përfaqësuesit e politikës për reformën në drejtësi. Mesazhet optimiste të shprehura nga eurodeputetët se ka një gatishmëri mes mazhorancës dhe opozitës për të finalizuar reformën, bënë që dy ambasadorët të nisnin takimet e para të kësaj jave. Ndryshe nga takimet e një jave më parë me përfaqësuesit e politikës të të dy krahëve, kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta e shefin e opozitës, Lulzim Basha, dje ambasadorët u rikthyen në zyrën kryetarit të PD, për herë të parë në prani edhe të Berishës, ndërsa nga mazhoranca takuan vetëm kryetarin e komisionit të ligjeve dhe njëherazi të komisionit ad hoc për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafa. Takimet e djeshme të ambasadorëve me përfaqësuesit e politikës kanë zgjatur më shumë se 90 minuta.
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois