Pakti i shqiptarëve në Maqedoni
Meta: Ogur i mirë, të zbatohet "Ohri"

Pakti i shqiptarëve në Maqedoni<br />Meta: Ogur i mirë, të zbatohet "Ohri"
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta përshëndet deklaratën e përbashkët të Partive Politike shqiptare në Republikën e Maqedonisë dhe angazhimin e tyre për të ndërtuar një platformë të përbashkët politike në shërbim të prosperitetit dhe stabilitetit afatgjatë të Maqedonisë.

Kryetari i Kuvendit Meta mirëpriti dakortësinë dhe vendosmërinë e tyre për zbatimin e përpiktë të Marrëveshjes së Ohrit dhe respektimin e të drejtave të plota kushtetuese e rolit shtet-formues të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë.

Meta mendon se fryma e kësaj marrëveshjeje është një ogur i mirë që tregon për përgjegjshmërinë në rritje të faktorit politik shqiptar ndaj çështjeve me rëndësi kombëtare e rajonale dhe beson se kjo marrëveshje do të ndikojë pozitivisht edhe në marrëdhëniet ndëretnike në Republikën e Maqedonisë.

Kryetari i Kuvendit Meta është i bindur se ky akt i rëndësishëm politik është një gur i rëndësishëm për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Europian.

Gjithashtu, Meta inkurajon Partitë Politike shqiptare në Republikën e Maqedonisë të respektojnë dhe të zbatojnë seriozisht këtë marrëveshje, të rëndësishme jo vetëm për shqiptarët e Maqedonisë, por për të gjithë faktorin shqiptar në rajon dhe për të ardhmen e tij euroatlantike.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Itali/ I kthenin shtëpitë me qira në baza droge dhe monitoronin Policinë me kamera, arrestohen 2 shqiptarët! U gjenden armë, municione, kokainë dhe hashash

Itali/ I kthenin shtëpitë me qira në baza droge dhe monitoronin Policinë me kamera, arrestohen 2 shqiptarët! U gjenden armë, municione, kokainë dhe hashash