Pakti largon kryetarin e LSI, Fatmir
Xhafaj e mësoi shkarkimin në Romë

Pakti largon kryetarin e LSI, Fatmir<br />Xhafaj e mësoi shkarkimin në Romë
Marrëveshja Rama-Basha ka prekur edhe kryetarin e LSI, Petrit Vasili, pasi posti që ai mbante në qeveri, i ministrit të Drejtësisë është pjesë e paketës që zgjidhi ngërçin politik.
 
Tashmë ministri i ri i Drejtësisë do të propozohet nga opozita dhe do votohet në Kuvend si pjesë e marrëveshjes.
 
Ndërkohë që nuk zgjati më shumë se dy muaj Fatmir Xhafaj në drejtimin e ministrisë së Brendshme, pasi edhe ai do të largohet për t'i hapur rrugën një tjetër emri të propozuar nga opozita.
 
Fatmir Xhafaj e ka marrë lajmin e shkarkimit nga posti në Romë, pasi ndodhet në një vizitë zyrtare në Itali.
 
Kështu Fatmir Xhafaj mbërriti në Itali si ministër, ndërsa do të rikthehet në Shqipëri si ish-ministër i Brendshëm.


QEVERIA
Zv.Kryeministër, teknik
Ministri i Brendshëm, teknik
Ministri i Arsimit, teknik
Ministri i Shëndetësisë, teknik
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, teknik
Ministri i Financave, teknik
Ministri i Drejtësisë, teknik
Drejtori i OSHEE
Drejtori i Përgjithshëm i Aluiznit
Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave
Drejtori i pergjithshem i Burgjeve
Drejtori i pergjithshem i Agjensisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural
 
Kandidaturat e mësipërme do të jenë propozim i opozitës.


dy.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra janë ende aktive, 9 të tjera u shuan

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra janë ende aktive, 9 të tjera u shuan