“E kam marrë letrën e Metës. Presidenti ka kërkuar informacione shtesë, është një praktikë krejt e natyrshme. Procesi i autorizimit është një proces rutinor. Do i jap shpjegime shtesë, sepse është President i Republikës. Sa i takon emrave të negociatorëve, ato i ka Plotfuqishmëria, unë i kam kërkuar presidentit autorizim. Është normale, kur presidenti ka nevojë për informacione shtesë, ministri i jashtëm t’ia japë këto informacione.
Emrat do jenë në aktin e Plotfuqishmërisë dhe aty përcaktohet objekti i marrëveshjes. Në bazë të ligjit e jep Ministri i Jashtëm Plotfuqishmërinë, unë kam kërkuar autorizim nga Presidenti. Pra, autorizim nga Presidenti, lëshim Plotfuqishmërie nga Ministri i Jashtëm dhe aty janë edhe emrat e negociatorëve. Aty do që të jetë Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Jashtme, Ministria e Brendshme. Kemi përcaktuar një listë", u shpreh Bushati.
Sa i takon konsultave të Metës me ish-presidentët, Bushati e thumboi atë kur i përmendi ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili sipas tij në 2009 nuk ka kërkuar autorizim nga presidenti i atëhershëm, Bamir Topi dhe konkludoi me një marrëveshje e cila u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese si cenim i sovranitetit territorial. “Vlerësoj konsultat e Metës me presidentët e mëparshëm. Është një proces i shëndetshëm... sidomos konsulta me Sali Berishën i cili në 2009 as e kishte marrë Plotfuqishmërinë e presidentit”.
Mesazhi i Bushatit për Metën ishte tregohet konstruktiv për marrëveshjet me fqinjin jugor njësoj si në rastin e demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi. "Më vjen mirë që Meta e përshëndeti arritjen e kësaj marrëveshje. Në këtë drejtim është mirë që të operojmë me një standard. Dhe ky standard të jetë i aplikueshëm edhe në Shqipëri".
Intervista e plotë e Bushatit te “5 Pyetjet nga Babaramo”
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com












