Pakti me Greqinë,Meta-Bushatit
Dua të di termat e negocimit

Pakti me Greqinë,Meta-Bushatit<br />Dua të di termat e negocimit<br>
TIRANE - Report TV zbardh detaje nga letra që mban mbishkrimin sekret shtetëror, e presidentit të Republikës, Ilir Meta drejtuar ministrit të Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati për marrëveshjet me Greqinë. Javën e kaluar kryediplomati shqiptar kërkoi plotfuqishmërinë nga kreu i shtetit për nisjen e negociatave me Athinën për marrëveshjet e pazgjidhura mes dy vendeve, të cilat janë trajtuar në dy takimet e Bushatit me Kotzias në Kretë dhe Korçë. 

Burime në dijeni të ekzistencës së kësaj letre, bëjnë të ditur për Report Tv se letra e Metës është e klasifikuar sekret shtetëror. Sipas të njëjtit burim, në letër nuk kërkohen vetëm negociatorët, por Presidenti i Republikës kërkon të dijë nga qeveria edhe sa i takon parimeve të negocimit me palën greke sa i takon zgjidhjes së dy çështjeve të nxehta, marrëveshjes për 'Detin' dhe shfuqizimin e Ligjit të Luftës.

Më herët u raportua në media se presidenti Meta i kishte kërkuar Bushatit përfaqësuesin e tij në tryezën e negociatave. Burime pranë MEPJ thanë për Report Tv se letra e presidentit Meta ka mbërritur në zyrën e Bushatit këtë të hënë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024