Pakti PD-LSI 'xhelozon' aleatët?
Mediu: Nuk injorojmë një parti

Pakti PD-LSI 'xhelozon' aleatët?<br />Mediu: Nuk injorojmë një parti<br /><br>
Kreu i Partisë Republikane, aleate me PD e Lulzim Bashën, Fatmir Mediu, ka zbuluar detaje nga aksioni opozitar, që do të nisë më 27 janar, kundër qeverisë Rama.

Në studion e Report Tv, Mediu nuk përjashtoi një tjetër protestë të dhunshme, si ajo për zgjedhjen e Kryeprokurores së re të Përkohshme, duke thënë se dhunë nuk është përdorimi i çizmes, por shkelja e rregullores.

Kreu i PR deklaroi se e rëndësishme është të diskutohen arsyet pse do të protestohet, duke renditur këtu një sërë arsyesh, ku të parën vuri varfërinë e qytetarëve dhe mohimin e lirisë së tyre.
 
“Duam të tregojmë që qytetarët shqiptarë janë ata që nuk pranojnë që qeveria të mbivendoset mbi ta. Qytetarët duhet ta krijojnë qeverinë dhe ta kontrollojnë atë dhe jo e kundërta. Janë arsye më shumë se të mjaftueshme. Protesta do sjellë ndërgjegjësim të popullsisë, se nuk mund të vazhdojmë nëpërkëmbja. Duhet një presion maksimal që Shqipëria të vijë në binarët kushtetuese”, tha Mediu.

Ai komentoi dhe aksionin opozitar PD-LSI, duke sqaruar se ky është një fron opozitar, i bashkuar kundër qeverisë, dhe jo koalicion elektoral siç është PD me partitë aleate.

“LSI është parti opozitare dhe qenien opozitare nuk e përcakton PD dhe as koalicioni ynë me PD. Ne nuk injorojmë asnjë qytetar, qoftë dhe socialist, jo më të injorojmë një parti politike. Pra nuk flasim për koalicion elektoral me LSI, por për fron opozitar”, shtoi kreu i PR.

Intervista:

E keni të qartë si do protestoni?
Nuk është protesta e parë që organizon opozita. Ne duhet të diskutojmë arsyet pse protestojmë. Arsyeja e parë është se kryeministri iu ka mohuar qytetarëve lirinë e zgjedhjes. Nuk jemi një shoqëri e lirë. Më tej, shkelja e vazhdueshme e Kushtetutës krijon një tjetër premisë. Varfëria ka shkuar në ekstrem, pasurimi i pafund i klaneve kriminale dhe nga ana tjetër varfërimi i shqiptarëve, që po shoqërohet me largime masive. Po shkojmë drejt një shoqërie më të plakur, më apatike.

Çfarë do kërkoni në këtë protestë?
Duam të tregojmë që qytetarët shqiptarë janë ata që nuk pranojnë që qeveria të mbivendoset mbi ta. Qytetarët duhet ta krijojnë qeverinë dhe ta kontrollojnë atë dhe jo e kundërta. Janë arsye më shumë se të mjaftueshme. Protesta do sjellë ndërgjegjësim të popullsisë, se nuk mund të vazhdojmë nëpërkëmbja. Duhet një presion maksimal që Shqipëria të vijë në binarët kushtetuese. Duhen zgjedhje të lira e të ndershme.

Reforma Zgjedhore, a është kusht bashkëpunimi, protestat, a do iu dëgjojë Basha?
Ne kemi pasur diskutim fare normal, ku parashtruar opsionet tona për rrugën opozitare. Ne kemi koalicion opozitar, elektoral, që na nevojë të forcohet dhe të jetë përfaqësues për të djathtën. Çështjet kryesore janë qëllimet e mëdhaja, por nuk u zhvilluan çështjet e vogla, siç ishte Reforma Zgjedhore. Duhen parë këto çështje. Kemi një Parlament të zgjedhur nga të zgjedhurit politikë. Janë një seri gjërash që duhen analizuar. Kemi probleme nga më të mëdhajat, mungesë komunikimi, administrimi, përfshirjeje.

Data 27 ajo e protestave?
Po është diskutuar dje dhe që do ishte fundi i muajit. Lamë që do kishte një diskutim me krerët e degëve, sepse ata duhen për protestën. Besoj data 27 është data që do organizojmë protestën. Nuk është një protestë për qëllim të opozitës, por për qytetarët. Ky është një moment që kërkon reflektim të gjithsecilit. Çdo qytetar duhet të pyes veten sot “Sa i përfillur është ai”.

Aleanca me LSI, ju aleatët si ndiheni, a ju zbehet roli?
LSI është parti opozitare dhe qenien opozitare nuk e përcakton PD dhe as koalicioni ynë me PD. Ne nuk injorojmë asnjë qytetar, qoftë dhe socialist, jo më të injorojmë një parti politike. Ka një front opozitar dhe një bashkëpunim në nivelet më të larta, jemi ulur së bashku. Ky front opozitar është e rëndësishme të zgjerohet dhe të ketë thelb. Koalicioni i së djathtës duhet të funksionojë mbi principet e së djathtës, që përfshin të përndjekurit, pronarët. Pra nuk flasim për koalicion elektoral me LSI, por për fron opozitar.

Dhuna në protestë, me këpucë, me çizme, dhe Basha më i tërhequr. Çfarë do ndodhë më 27?
Ku jetojmë ne, kemi protesta në vende të botës, nuk mendoj se quhet e dhunshme një protestë që ka elementë jashtë asaj që kemi parë. Dhunë në Parlament është të mos respektosh rregulloren. Në Kuvend pamë atë që nuk ka ndodhur asnjëherë, ndërhyrjen e Gardës ndaj Berishës. Ajo la të mendohej si ishte një gjë e paramenduar. Opozita duhet të kërkojë shkaqet e këtij vendimi, sepse Kuvendi është i deputetëve dhe jo i qeverisë.

Keni qëndruar i ftohtë?
Kam qenë pjesë e aktivitetit opozitar.

Ndërkombëtarët?
Djalli fshihet në detaje, do doja që ndërkombëtarët të shihnin më në detaje. Duhet të arsyetojmë, si njerëz të koshiencës.

Do jeni në Parlament?
Pa dyshim që do të jemi. Nëse do merremi me frymën qytetare karshi kësaj qeverie dhe nuk do merremi me Reformën Zgjedhore, atëherë do të jemi në këto kushte.

Basha-Berisha, ky i fundit tha që mund të djegim mandatet, sa komod është Basha me aleatët?
Ne kemi marrëdhënie të hapur, unë kam komunikim të vazhdueshëm. Ne diskutojmë hapur, por nuk është çështja të shfryjmë problemet te zyra e Bashës. Duhet të kemi një program sa më përfshirës. Basha nuk ka pasur probleme me koalicion, as presione. Ne përpiqemi të vendosim atë që është më e mira. PD është e interesuar për më të mirën, sepse është partia më e madhe opozitare.

A po e bën mirë opozitën?
Asgjë nuk është perfekte. Ka pasur ndarje shumë më thelbësore të opozitës nga ’97 e pas. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan