Kryeministri Rama: Ju prezantoj me studenten ekselente që i është bashkuar administratës

Kryeministri Rama: Ju prezantoj me studenten ekselente që i është bashkuar administratës

Studentja ekselente e punësuar në administratën publike

Një studente ekselente i është bashkuar administratës publike falë Paktit për Universitetin.

Ky lajm është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama përmes një videoje të postuar në rrjet social, ku shfaqet Drijona teksa tregon hapat e ndërmarra për të fituar pozicionin e specialistes së Drejtorisë së Përgjithshme të financimeve dhe kontraktimeve për fondet e BE-së, Bankës Botërore dhe donatorëve të tjerë në Ministrinë e Financave.

"Unë kam përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës dhe jam diplomuar si studente ekselente në të dyja ciklet e studimeve Bachelor dhe Master (...) Gjithashtu kam përfunduar edhe studimet Master në të Drejtë Civile, po ashtu e diplomuar me medalje të artë.

Realisht, të jem e sinqertë, nuk kam aspiruar të jem pjesë e administratës publike deri në momentin kur realizova një aplikim online me qëllimin që të përfitoja një përvojë kualifikuese 1-vjecare në institucionet e administratës publike. Në përfundim të kësaj përvoje kualifikuese pata mundësi të aplikoja për pranim në shërbimin civil, pranë departamentit të administratës publike.

Aplikimi nuk ishte aspak i vështirë, unë kam aplikuar vetëm në bazë të certifikatave, CV-së, diplomave dhe një letre motivimi ku shpjegoja arsyejen se përse doja të isha pjesë e administratës", ka treguar Drijona.

Teksa ka ironizuar të gjithë ata që nuk besojnë në Paktin për Universitetin, Rama u ka uruar ndjekësve të tij me këtë shembull një ditë të mbarë.

Postimi i Kryeministrit Edi Rama

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • erik: 06/02/2019 14:31

    Doli genjeshtra e rradhes e demagogut. Zonjusha na paska punuar ne KM dhe Ministri me perpara. Ekselente ne kulm apo militante e devotshme? Ja ku kemi perfunduar, shpifje shpifje dhe vetem shpifje!

    Përgjigju
  • nje shkodran: 06/02/2019 14:23

    Keto jane padrejtesite me te medha qe behen ne kete vend. Vendoset kriter qe te punesohen vetem ato ekselentet. Une qe kam mesatare 8.8 por qe kam veprimtari nder me te pasurat me shume botime dhe shume studime edhe nderkombetare nuk kam te drejte te konkuroj se Z. Edi Rama me ka perjashtuar. Duhen vetem ekselentet.....edhe pse mund ti kene marre notat me mik ose euro..... Hahahaha fiks cudira shqiptare.

    Përgjigju
  • eri: 06/02/2019 13:06

    nuk eshte dhe kaq rastesi qe nje studente te punesohet ne administrate sado ekselente te jet.ju bej me dije se ne shqiperi vazhdon pafund nepotizmi dhe vajza ne fjale esht nusja e djalit te drejtorit te minierave ne shqiperi Mehmet Hasalamit ish kandidad i partis socialiste ne kukes...keshtu qe shikoni ndonje ekselent tjeter po mundet jo keto te partis se bini ne sy

    Përgjigju
  • Vlorë: 06/02/2019 09:48

    Ncnnc ka një kundërsens të madh në Shqipëri me termin exelent. Nga njëra anë akuzohen pedagog e rektor për nepotizma, Hajdutëri, plagjiaturë, dhe nga ana tjetër dalin ekselentët nga po këta pedagog që jan shumica në sistemin universitar. Vajzës urime dhe punë të mbarë! Besimi im në universitetet SHQIPTARE ËSHTË 00000

    Përgjigju
  • Andi: 06/02/2019 09:40

    Po që studentja ka mbaruar më herët se 2017-2018 dhe port(h)ali e kërkon brenda dy viteve të fundit, dhe përsëri ajo ka punuar dhe më përpara, nuk është studente pa eksperiencë punë. Qëllimi i këtyre punësimeve ishte të punësoheshin ata pa eksperiencë!!!!!

    Përgjigju
  • Konjak: 06/02/2019 09:36

    Ngjarie e madhe ,ne shqiperi;nje studente i eshte bashkuar administrates.E kush mund ti besoje ,keto zhvillime madheshtore qe ka arritur, pushteti i shqipetareve?.Ngrihuni o popull ne feste ,per te madhin ,udheheqesin ton te ndritur.E kush mund ta besonte ,per keto arritie fantastike te ekonomise,te sigurise te artit e te kultures ,nepermjet qeverisies tone te ndritur.Lume ne c'kemi te porta,Mbrekulline qe se ka bota.RRofshi ,rrofshi o milet ,rrofshi sa te doni vet; se sulltani prap u gjet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sot një nga stërvitjet më të mëdha të ushtrisë serbe, testohen dronë kamikazë! I pranishëm Vuçiç dhe komandanti i KFOR

Sot një nga stërvitjet më të mëdha të ushtrisë serbe, testohen dronë kamikazë! I pranishëm Vuçiç dhe komandanti i KFOR