'Pakti për Universitetin'/LSI akuza qeverisë: Një pazar në kurriz të shqiptarëve

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj e cilësoi  “Paktin  për Universitetin”, një pazar ë kurriz të shqiptarëve e cila sipas saj. Në një deklaratë për mediat, këtë të shtunë Mehmataj u shpreh se kryeministri Edi Rama doli sot në pozitën e Ministrit të arsimit për të berë  zëvendësin dhe punën e minsitres në detyrë , në mungesë të saj.

Sipas Mehmetaj, mungesa e ministres së Arsimit dhe Sportit Besa Shahini në takimin me studentët tregoi se ajo nuk e mban dot një postin e detyrës së saj .

Një nivel i tillë papërgjegjshmërie dhe pa aftësie ministrore nuk ishte parë më pare as nga ministrat e tjerë rilindas dhe me sa duket kjo e shtyu Kryeministrin të marrë edhe një post të tretë, të vet të bëhet edhe ministër arsimi.Kjo u pa në takimin e sotëm, ku ministresha mungonte dhe me një grusht të vogël studentësh të mjekësisë përkundrejt mijëra të tjerëve që studiojnë në atë fakultet, Edi Rama tregoi që në të vërtetë Pakti për Universitetin është Pazar për Universitetin.Një pazar i rëndë në kurriz të shqiptarëve që trembet nga transparenca dhe nga kamerat.Pakti për Universitetin është në të vërtetë Pazari Universitetin që shet studentët dhe pedagogët për interesat e Edi Ramës", u shpreh Mehmetaj.

Gjatë fjalës së mbajtur Mehmetaj tha se  “Pakti për Universitetin” është në fakt një pazar i qeverisë, i cili synon të sjell në vendin tonë universitetin e kumbarit të tij.

"Shfaqja e sotme... tregon dëshirën e ethshme të Edi Ramës për të shkatërruar Universitetin Shqiptar me qëllim sjelljen në Shqipëri të Universitetit të kumbarit të tij", u tha Mehmetaj.

Kryeministri Edi Rama gjatë ditës së sotme pati një takim me studentët e Mjekësisë ku u shpreh se pedagogët që kanë hyrë në grevë, mes tyre edhe Mark Marku, ish-deputet i Partisë Demokratike, kanë merakun e protestës së 16 shkurtit që po organizon opozita kundër qeverisë dhe jo të studentëve. 

Deklarata e plotë e deputetes së LSI-së, Kejdi Mehmetaj:

Sot doli e qartë për sytë e shqiptarëve se tanimë për Ministër Arsimi nuk kemi më Besa Shahinin, por bedelin e saj, ose e thënë me qartë zëvendësuesin e saj Edi Ramën. Janë bërë disa sjellje të njëpasnjëshme skandaloze dhe të papërgjegjshme të Besa Shahinit, duke filluar me largimin nga komisioni parlamentar, për të vazhduar me ofendimet ndaj pedagogëve gjatë takimit me ta dhe më e rënda ikja me turp nga takimi me studentët e Shkodrës nga frika e komunikimit me ta përballë kamerave.Kjo është ministresha që përzgjodhi drama kryeministër për të zgjidhur situatën dramatike të pedagogëve dhe studentëve shqiptarë.

Kjo është ministresha që bëri atë që nuk ishte parë e dëgjuar më parë, tentoi të vrasë transparencën që shqiptarët e fituan me shumë mund dhe lirinë akademike që është e drejtë kushtetuese. Një nivel i tillë papërgjegjshmërie dhe pa aftësie ministrore nuk ishte parë më pare as nga ministrat e tjerë rilindas dhe me sa duket kjo e shtyu Kryeministrin të marrë edhe një post të tretë, të vet të bëhet edhe ministër arsimi. Kjo u pa në takimin e sotëm, ku ministresha mungonte dhe me një grusht të vogël studentësh të mjekësisë përkundrejt mijëra të tjerëve që studiojnë në atë fakultet, Edi Rama tregoi që në të vërtetë Pakti për Universitetin është Pazar për Universitetin.Një pazar i rëndë në kurriz të shqiptarëve që trembet nga transparenca dhe nga kamerat.

Pakti për Universitetin është në të vërtetë Pazari Universitetin që shet studentët dhe pedagogët për interesat e Edi Ramës.Shfaqja e sotme dhe ky pazar i rëndë që ka ideuar nxjerr zbuluar kush është Edi Rama përballë kërkesave të Studentëve. Tregon kush është Edi Rama përballë pedagogëve, tregon kush është Edi Rama përballë prindërve të studentëve shqiptarë.Tregon dëshirën e ethshme të Edi Ramës për të shkatërruar Universitetin Shqiptar me qëllim sjelljen në Shqipëri të Universitetit të kumbarit të tij. Nga sot Shqipëria nuk ka më një ministër Arsimi, por një kryeministër që vetëmban 3 poste, një kryeministër që sot ka vulosur fundin e tij të turpshëm.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lalka i Radaneci: 02/02/2019 22:13

    Edhe konka ime e ka me te madhe verken e shu...

    Përgjigju
  • Raul: 02/02/2019 19:15

    Mos e nxirrni me këtë sharebajge se tremben fëmijët nga dhëmbët e saj të cakallit

    Përgjigju
  • xreport: 02/02/2019 17:37

    fuck off you little bitch

    Përgjigju
    • Raul: 02/02/2019 18:35

      Fëmija im filloi të qajë i trembur kur pa në ekran 2 dhëmbët e cakallit të Kejdi dhembcakalles dhe iku me vrap larg tv

    • Robi: 02/02/2019 17:47

      Shikojeni mirë gojen e sharebajgat se leshidhise si i duken 2 dhëmbët e cakalli, na trembi fëmijët sot kur hapte gojen kjo Kejdi dhembcakallja

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë