Pakti PS-PD,  të hënën seancë
e jashtëzakonshme në Kuvend

Pakti PS-PD,  të hënën seancë<br />e jashtëzakonshme në Kuvend
Kuvendi do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme ditën e hënë në orën 18:00.
 
Në seancën e ardhshme pritet të miratohen ndryshimet në qeveri me ministra teknikë si dhe disa ndryshime në Kodin Zgjedhor në mënyrë që të vihet në zbatim marrëveshja Rama- Basha, e cila i mundëson pjesëmarrjen në zgjedhje partive opozitare.
 
Gjithashtu në seancë, bëhet e ditur se priten të plotësohen edhe komisionet për ligjin e Vettingut. Ditën e nesërme do të bëhen edhe publike zyrtarisht nga Partia Demokratike emrat e 6 ministrave teknik dhe i zv. Kryeministrit, të cilat do të jenë deri në krijimin e qeverisë së re, që do të dalë pas zgjedhjeve të 25 qershorit. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit