Pakti Rama- Basha, Petro Koçi:
Kujdes! PD është parti e pabesive

Pakti Rama- Basha, Petro Koçi:<br />Kujdes! PD është parti e pabesive
Zv. Ministri i mbrojtjes Petro Koçi e ka cilësuar marrëveshjen Rama-Basha, si një ndihmë për Partinë Demokratike që të mos arrinte deri në vetëvrasje.
 
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, Koçi shkruan se pavarësisht arritjes së marrëveshjes duhet PS duhet të jetë shumë vigjilente që marrëveshja të respektohet me rigorozitet.
 
Sipas tij, duhet pasi shumë kujdes, pasi Partia Demokratike mbetet një parti e pabesive.
 
“Ne fund te fundit marreveshja Rama-Basha jo vetem shmangu vetevrasjen politike te PD, por edhe pasojat,demet, krizen dhe vonesat qe i sillte vendit kjo vetevrasje. Gjithesesi PD mbetet parti e pabesive.Duhet vemendje dhe syceltesi ne respektimin rigoroz te marreveshjes ne ditet ne vijim”, shkruan Koçi. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit