Njeriu që negocioi marrëveshjen mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, Hoyt Brian Yee, ka folur sot për herë të parë lidhur me paktin që solli zgjidhjen e ngërçit politik.
Zv/ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, përshëndeti marrëveshjen e arritur një javë më parë.
Sipas tij, maxhoranca dhe opozitën morën vendime të rëndësishme për kapërcimin e ngërçit politik.
"Opozita u bë pjesë e zgjedhjeve, Rama tregoi fleksibilitet"
Yee vlerëson si të guximshëm vendimin e opozitës për t'u bërë pjesë në zgjedhje apo dhe përpjekjet e kryeministrit Edi Rama për të bindur opozitën të kthehej nga vendimet e saj të mëparshme.
"Opozita në Shqipëri ndërmori një vendim të guximshëm për të ndryshuar qëndrimin e saj duke vendosur të marrë pjesë në zgjedhjet që u shtynë. Por këtu përmedim edhe Ramën, të cilit iu desh të gjente fleksibilitetin e nevojshëm për të bindur opozitën të kthehej.
Kjo është shumë fitimprurëse për vetë Shqipërinë dhe situatën shqiptare", u shpreh Yee. Deklaratat e tij Yee i bëri gjatë një interviste për "European Wester Balkans", ku foli për situatën në rajon dhe zgjidhjen e krizave politike në Shqipëri dhe Maqedoni.
Hoyt Brian Yee negocioi me palët politike paketën e integruar "McAllister plus". Dakordësia mes Bashës dhe Ramës u arrit 48 orë pas negociimit të marrëveshjes nga zyrtari i lartë amerikan.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com