Pakti, Rama: Pranuam shtyrjen e
zgjedhjeve që të votohej Vettingu

Pakti, Rama: Pranuam shtyrjen e<br />zgjedhjeve që të votohej Vettingu
Kryeministri Edi Rama nga Piramida ku zhvilloi një takim me socialistët deklaroi se me marrëveshjen e sotme, fituan të gjithë shqiptarët, socialistë dhe demokratë.
 
Rama sqaroi se zgjedhjet i kemi pranuar t'i shtyjmë me një javë, brenda Kushtetutës dhe ligjit për të fituar betejën e një gjenerate për një Shqipëri, ku prokurorët marrin mesazhin se ditët e tyre në sistemin e drejtësisë janë të numëruara.
 
"Më në fund u takuam, opozita na erdhi me një McAllister dhe u ndamë me një BigMc pro.

Ne thamë që zgjedhjet nuk janë lojë e partive dhe në fakt ne kemi pranuar të shtyjmë zgjedhjet një javë, brenda Kushtetutës dhe ligjit për të fituar betejën e një gjenerate për një Shqipëri, ku prokurorët marrin mesazhin se ditët e tyre në sistemin e drejtësisë janë të numëruara.
 
Opozita do të ketë mundësinë që të shikojë nga brenda të gjithë ecurinë e 37 ditëve dhe në fund do të jetë e detyruar të pranojë fitoren, pa por dhe pa sikur.
 
Vettingu tani më nuk ka ku shkon, sepse rruga e stërgjatur e padrejtësisë nuk ka ku vazhdon. Në 25 qershor do të kemi dy gëzime në një ditë
" deklaroi Rama.
 
Marrëveshja Rama- Basha, Tahiri: Fitoi Shqipëria dhe shqiptarët
Teksa po fliste përballë votuesve të rinj tek “Piramida”, shumë pranë çadrës së PD, Tahiri u bëri thirrje qytetarëve të votojnë PS nëse duan që të kenë shtet, ose do zgjedhin të kthehen tek rrënimi i shtetit.
 
Brenda këtij mandati PS votoi Reformën në Drejtësi. Beteja jonë ishte angazhimi themelor, ishte për çdo shqiptarë,  për t’i dhënë fund kapitullit 25- të gjyqtarëve të korruptuar.
 
Kjo është fitorja e shqiptarëve, e megjithatë në këto 4 vjet kemi bërë shumë gjëra bashkë, prandaj falënderoj çdo anëtar të PS, FRESH, çdo qytetar për besimin që na ka dhënë këto 4 vjet. Dua të falënderoj të gjithë kolegët, që i shërbyen qytetarëve dhe që sot nuk janë më deputet.
 
Kemi bërë shumë, dhe kemi shumë për të humbur nëse kthehemi pas, nëse nuk e ke marrë ende legalizimet, në 25 do të votosh për të marrë legalizimin, do votosh për të marrë punën sipas meritës, një sistem arsimor, datë 25 voto PS se e ndajmë bashkë o shkojmë te shteti që duam ose të rrënimi i shtetit që kishim
”, u shpreh Tahiri.
 
Fjala e plotë e Ramës
Sot ishte dita kur ne kishim çeljen e fushatës tonë elektorale dhe jemi mbledhur këtu për këtë ditë, por besoj që më bukur se të çelim fushatën të brohorasim për realizimin e objektivit tonë, për një Shqipëri me shtet dhe Vettingun që do të votohet para fushatës.
 
Të jemi të bindur se me të njëjtin vullnet, këmbëngulje dhe kokëfortësi që ne luftuam dhe fituam për Vettingun do të luftojmë për punësimin.
 
Jeni dëshmitarët të një situate jo të zakonshme, të një momenti, që sot pas një periudhë konfirmon edhe njëherë se ne kur themi duam dhe do të bëjmë shtet e bëjmë.
 
Ne thamë që zgjedhjet nuk janë lojë e partive dhe në fakt ne kemi pranuar të shtyjmë zgjedhjet një javë, brenda Kushtetutës dhe ligjit për të fituar betejën e një gjenerate për një Shqipëri, ku prokurorët marrin mesazhin se ditët e tyre në sistemin e drejtësisë janë të numëruara.
 
Ne nuk e kemi fshehur PD pavarësisht se cfarë na thoshin, e donim në fushën e betejës, në të gjitha rastet do të shkojmë të vetëm në zgjedhje për të respektuar ditën, por dëshirojmë që PD të jetë aty dhe ne të fitojmë edhe më shumë sesa katër vite më parë.
 
Dhe për më tepër jo vetëm do të fitojmë, por si asnjëherë opozita do të ketë mundësinë që të shikojë nga brenda të gjithë ecurinë e 37 ditëve dhe në fund do të jetë e detyruar të pranojë fitoren, pa por dhe pa sikur.
 
Unë kam marrë shumë mesazhe sot, Kamza, Kamza, Kamza, se thash mos thërrini Basha, Basha, por në këtë rast besoj që një gjë duhet ta kemi sot shumë të qartë, në 25 qershor do të fitojë PS, por sot ka fituar e gjithë Shqipëria, socialistët dhe demokratët, që më në fund po shikojnë dritë në fund të tunelit dhe po u jepet mundësia që të dalin nga kthetrat e prokurorëve të korruptuar.
 
Sot ne çelim një epokë të re, me edhe më shumë bindje se ne dimë të udhëheqim dhe dimë të bëjmë kompromise, por nuk dimë dhe nuk duam të bëjmë kompromise në kurriz të ligjit dhe Kushtetutës.
 
Dhe sigurisht që fushata zyrtarisht do të fillojë me një javë vonesë edhe ata janë të gëzuar dhe ne mezi presim, edhe për ata u hap një rrugë e re, e betejës dhe ne do ta bëjmë me vendosmëri.
 
Për ne nuk ka Shqipëri katolikësh, myslimanësh apo besimeve të tjera, por një Shqipëri të Ismail Qemalit dhe Shqipëria që duam.
 
Dhe kurrë nuk do të shkelim asnjë fije floku drejtash të opozitës, por nga ana tjetër as kemi pranuar dhe do pranojmë të shkeli një fije floku besimin tonë, sepse nëse do bëjmë shtet do të bëjmë për të gjithë.
 
Vettingu tani më nuk ka ku shkon, sepse rruga e stërgjatur e padrejtësisë nuk ka ku vazhdon.
 
Në 25 qershor do të kemi dy gëzime në një ditë.
 
Më në fund u takuam, opozita na erdhi me një McAllister dhe u ndamë me një bigmc pro.

 
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

LISTA/ Ja sa shpërblehen medalistët e Lojërave Olimpike dhe rekordmenët

LISTA/ Ja sa shpërblehen medalistët e Lojërave Olimpike dhe rekordmenët