Autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të kenë akses në informacionet që disponojnë autoritete shqiptare, rreth individëve të lidhur terrorizimin dhe veprimtaritë terroriste, duke nisur që nga gjeneralitetet, deri tek të dhënat më specifike. Kështu parashikon marrëveshja ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA, për shkëmbimin e informacionit mbi veprimtarinë e terrorizimit, e cila është miratuar nga Këshilli i Ministrave, ndërsa pret votën përfundimtare të Parlamentit. Me anë të këtij pakti, qeveria shqiptare synon edhe goditjen e personave për të cilët ka të dhëna që janë të përfshirë në aktivitete kriminale.
Informacioni
Marrëveshja parashikon shkëmbimin shpejtë dhe të hollësishëm të informacionit, ndërsa mbron burimet. “Përveç shkëmbimit, riprodhimit, shpërndarjes reciproke të informacionit, Qeveria e Republikës së Shqipërisë mund t’i ofrojë SHBA informacion mbi identitetin në lidhje me ngjarje të rëndësishme politike ose ekonomike, gara të rëndësishme sportive, që zhvillohen në Shqipëri, në mënyrë që të parandalojë sulmet terroriste ose veprimtari të tjera që lidhen me terrorizimin. Informacioni i shkëmbyer sipas kësaj marrëveshje nuk do të komprometojë dhe ekspozojë burimin e informacionit. Asnjë palë nuk është e detyruar që të japë burimin e informacionit”, thuhet në marrëveshjen e zbardhur nga Shqiptarja.com. Sipas marrëveshjes, secila palë do të përditësojë dhe korrigjojë brenda një kohe të shpejtë informacionin e shkëmbyer.
Pikat e kontaktit
Pikat e kontaktit do të përgatisin një protokoll operacional për të përcaktuar kategoritë e individëve që do të përfshihen në informacionin për verifikimin e terrorizmit për t’u siguruar nga secila palë sipas kësaj marrëveshjeje dhe për të krijuar procedurat që do të zbatohen në rast se pala marrëse apo një agjenci përkatëse zbulon një individ, i cili përputhet potencialisht me informacionin e verifikimit të terrorizmit nga pala siguruese.
Qëllimi i marrëveshjes
Qëllimi i marrëveshjes është nxitja e shkëmbimit të informacionit për verifikimin e terrorizmit me qëllimin e vetëm të rritjes së përpjekjeve efikase në luftën kundër tij. Palët synojnë t’i sigurojnë njëra-tjetrës akses në informacionin për verifikimin e terrorizmit në përputhje me qëllimin dhe dispozitat e kësaj marrëveshjeje. Hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje do të mundësojë sigurimin nga secila palë të aksesit në shkëmbimin e informacionit për verifikimin e terrorizmit dhe bashkëpunimin mes tyre në luftë kundër tij; rritjen e vigjilencës dhe do të forcojnë aftësinë e palëve për t`u mbrojtur nga aktet e terrorizmit, duke krijuar procedura të përshtatshme për akses në/dhe për shkëmbimin e informacionit për verifikimin e terrorizimit; do të sjellë rritjen e luftës kundër terrorizimit ndërkombëtar nëpërmjet bashkëpunimit në identifikimin e individëve që njihen ose dyshohen të jenë ose që kanë qenë të përfshirë në veprimtari terroriste.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com