Pakti, Topalli dhe Patozi: Këtë donim
Bregu thumb Bashës:Humbëm 2 muaj

Pakti, Topalli dhe Patozi: Këtë donim<br />Bregu thumb Bashës:Humbëm 2 muaj
Pas arritjes së marrëveshjes kanë reaguar edhe tre deputetët 'rebelë' të PD, Topalli, Patozi dhe Bregu.
 
Topalli është shprehur se futja e PD dhe partive të tjera opozitave në zgjedhje ka qenë ajo që donte.
 
Topalli ka qenë një ndër kritiket e Bashës, e cila është shprehur hapur kundër bojkotit të parlamentit dhe zgjedhjeve nga opozita.
 
Ndërsa Patozi u shpreh se "Urimet më të mira për të gjithë ata që besuan fort dhe deri në fund se nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitë, po aq sa edhe që nuk mund të ketë opozitë pa zgjedhje".
 
Nga ana tjetër deputetja e PD Bregu shkruan se detajet nuk kanë aspak rëndësi por e rëndësishme është pjesëmarrja e PD në zgjedhje.
 
Sipas saj, nëse marrëveshja do të ishte pranuar që në datën 25 prill, do i kishte kursyer shqiptarëve nerva, telendisje, dhe gjetjen e një armiku të brendshëm ose të jashtëm, duke iu referuar deklaratave kundër saj.
 
Gjithashtu Bregu shprehet gjithashtu PD do të kishte pasur dy muaj kohë për të organizuar zgjedhjet por “më mirë vonë se kurrë”. Statusin e saj, Bregu e mbyll me një falënderim për të gjithë ndërkombëtarët që në arritjen e një marrëveshjeje mes palëve.
 
Statusi i plotë i Bregut
Detajet teknike të Marrëveshjes Politike për mua sot janë të parëndësishme. Rëndësia e të sotmes është se Partia Demokratike do të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 Qershorit.Kjo është ajo që desha dhe për hir të kësaj nuk zgjodha heshtjen komode, por vendosa t’I them hapur c’kisha. Këtë deshën dhe për këtë u përpoqën të gjithë miqtë europianë e ata përtej oqeanit. Kjo është ajo për të cilën u investuan Partitë Popullore Europiane dhe këtë kishte bazë paketa e 25 Prillit e propozuar nga David McAllister. Nëse do t'i kishim thënë PO, atij propozimi një muaj më parë, do t'i kishim kursyer vetes nerva, telendisje dhe paranoien e gjetjes së armikut të brendshëm e të jashtëm. Do të kishim patur edhe dy muaj më shumë kohë për tu organizuar për zgjedhjet. Por më mirë vonë se kurrë. Rëndësi ka që Vota nuk do t'i mohohet askujt!
Një Falenderim për të gjithë miqtë që u përpoqën të na ndihmonin me arsye, kur arsyeja e shëndoshë ishte ajo që na mungoi.


Redaksia Online
(dy.b/ B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra janë ende aktive, 9 të tjera u shuan

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra janë ende aktive, 9 të tjera u shuan