BABRRU (TIRANË) – Përpjekja për t’i marrë nga dora armën e gjahur ka shkaktuar një tragjedi në familjen Gozhazi, në zonën Babrru, në periferi të Tiranës. Pak minuta përpara mesnatës i ati ka vrarë aksidentalisht me armë gjahu vajzën e tij 12-vjecare.
Dëfrim Gozhazi 38-vjec ishte duke pastruar armën e tij të gjahut. Fillimisht ka qenë djali i tij, i cili po tentonte të luante me të. Por, babai ka dashur të largojë armën nga djali, e kësisoj në pakujdesi e sipër e ka shkrepur atë, duke shkaktuar vrasjen e vajzës së tij 12- vjecare Gilberta Gozhazi.
Forcat e policisë që mbërritën në vendngjarje shoqëruan të atin në komisariatin 5, ndaj të cilit rëndon akuza e vrasjes nga pakujdesia.
/Shqiptarja.com