VLORË- Të shtëna me armë zjarri në ajër u raportuan mbrëmjen e së dielës nga një jaht në det në Palasë. Pas një operacioni që zgjati rreth dy orë, autoritetet ndaluan mjetin lundrues dhe e shoqëruan në kalatat e Portopalermos, bashkë me personat që ndodheshin në bord. Ngjarja u denoncua rreth orës 21:00, kur pushues që ndodheshin në zonë njoftuan policinë se nga një jaht ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Menjëherë pas sinjalizimit, Policia Kufitare, Delta Force dhe FNSH nisën operacioni për kapjen e mjetit lundrues. Burime bëjnë me dije se gjatë ndjekjes, dy nga personat që ndodheshin në bordin e jahtit, tentuan të afroheshin në breg me gomone për t'i ikur policisë. Por, pasi konstatuan praninë e efektivëve në tokë, ata u kthyen sërish drejt jahtit.
Sipas të njëjtave burime, në përpjekje për t'iu shmangur autoriteteve, jahti fiku dritat dhe vijoi lëvizjen në det. Pas rreth dy orësh ndjekjeje, mjeti u ndalua dhe u dërgua në Portopalermo për kontroll të imtësishëm. Ndërkohë, personat që ishin në jaht janë shoqëruar në polici.
Në jaht pritet të kryhen kontrolle për të dokumentuar përdorimin e armës së zjarrit dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
-
Kjo është ngjarje shum e rëndë dhe me qëllim të caktuar,sigurisht që ka të bëj me këto lëvizje destabilizuse që po ndodhin në Tiranë dhe rrethe...prokuroria duhet ti hetoi sepse kështu fillon konflikti me armë.Është ngjarje me prapavijë të pastër politike nga grupet që po destabilizojnë Shqipërinë,bllokohen rrugë e bulevard pa leje dhe çdo ditë dhe shteti nuk reagon,ke marë 83 karige në parlament prandaj na mbro.
Përgjigju -
Kjo është e qëllimshme dhe ka lidhje me grumbullimet që po ndodhin nëpër qytete të organizuara nga forca të errëta,bravo policia kufitare për kapjen e këtyre kriminelëve.
Përgjigju -
E sigurt që kanë shtirë bandat e flamingove,shtei duhet ti përgjigjet me të njëjtën mënyrë,me sa duket filloi beteja.
Përgjigju








Komente
Komento